
Korenica e Emërllahu fitojnë Kupën në Rumani
14 maj 2025
| 23:33
Dy futbollistët e Kosovës, Meriton Korenica dhe Lindon Emërllahu, e kanë fituar Kupën e Rumanisë me Clujin.
Në finale të Kupës rumune të futbollit, Cluji të mërkurën mbrëma mposhti Hermannstadtin me rezultat 3:2.
Korenica bëri superasistim në golin e parë të Clujit. Golin në minutën e 15-të me asistimin e Korenicës, e shënoi Mohammed Kamara.
Korenica u zëvendësua në minutën e 82-të, kurse Emërllahu kompletoi takimin.
Për dy lojtarët e Kosovës, është trofeu i parë i fituar në Rumani.
Korenica 28-vjeçar iu bashkua Clujit në verën e vitit të kaluar, kurse 22-vjeçar në shkurt të këtij viti.