Korenica: LV-ja ka qenë lojtarja që dikur s’i ka pranuar kandidatët e ndryshëm, sot të tjerët s’ia pranojnë
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Visar Korenica, ka folur rreth propozimeve të LV-së për kryetar të Kuvendit të Kosovës dhe mbajtjes së fshehtë të këtyre emrave.
Ai ka thënë se këtë e bëjnë që të mos iu humbet ekskluziviteti, derisa ka theksuar se më parë ka qenë vetë LVV-ja që nuk ka qenë e pajtimit që të ndërrohen emrat e kandidatëve për kryeparalmentar, gjë që tani po e bën vet.
“Po tentohet të mbahet ekskluzive, sepse i takon ekskluziviteti i subjektit të parë, prandaj as nuk pranojnë që të del emri, e as që të ketë ndonjë diskutim për një emër të mundshëm. E kanë prodhuar vet këtë situatë, kanë qenë vet lojtarët që dikur nuk kanë pranuar emra të ndryshëm, sot të tjerët nuk po ta pranojnë emrin që ti po e propozon. Prandaj them që opozita po kthehet si Vetëvendosja dikur”, ka thënë Korenica në “Klan Kosova”.



