Korenica në formacionin e javës në Rumani

06 maj 2025 | 14:25

Meriton Korenica edhe një herë ka zënë vend në ekipin më të mirë të javës në elitën e futbollit të Rumanisë. Mesfushori i Kosovës, është përfshirë në ekipin më të mirë për xhiron e shtatë të garave shtesë “play-off”, “play-out”.

Korenica ishte më i dalluari në fitoren e Clujit 1:0 ndaj Unitersitateas, ndeshje kjo e luajtur vikendin e shkuar. Në fakt, Korenica shënoi golin e vetëm në këtë përballje për ta ndihmuar Clujin të forcohet në pozitën e dytë në tabelë. Për Korenicën, i cili po vazhdon të shkëlqej këtë sezon të Cluji, ky është goli i tij i nëntë në kampionat kurse në total ka shënuar 12 gola dhe ka bërë 6 asistime në të gjitha garat.

Ai iu bashkua Clujit në fillim të këtij sezoni dhe me skuadrën rumune ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 620-vjetorit të lindjes së heroit kombëtar Gjergj…