Korniza afatmesme e shpenzimeve dhe grantet komunale, Murati bën përgjegjëse ‘opozitën’ për bllokadën

29 prill 2025 | 13:31

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se moskonstituimi i kuvendit ka pasoja edhe në procese të tjera në Kosovë.

Sipas tij në mungesë të një Kuvendi funksional, Qeveria e ka të pamundur të dorëzojë Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, e cila parashihet që t’i dorëzohet Kuvendit, jo më larg se data 30 prill.

“Në mungesë të një Kuvendi funksional, Qeveria e ka të pamundur të dorëzojë Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, e cila parashihet që t’i dorëzohet Kuvendit jo më larg se data 30 prill”, ka shkruar Murati në “Facebook”.

Murati ka përmendur edhe Komisionin për Grante Komunale.

“Ngjashëm është puna edhe me Komisionin për Grante Komunale, ku ligji e kërkon pjesëmarrjen edhe të Kryetarit të Komisionit Parlamentar për Buxhet – në mungesë të Kuvendit funksional, nuk ka as Komision për Buxhet dhe s’ka kush të marrë pjesë në Komisionin e Granteve, gjë që e vonon edhe ndarjen e granteve komunale”, ka shkruar Murati.

Më tutje, Murati ka thënë se është e domosdoshme që opozita “të heqë dorë nga bllokada”.

“Prandaj është e domosdoshme që partitë opozitare të heqin dorë nga bllokada dhe të ndihmojnë konstituimin e Kuvendit sa më parë”, ka shkruar Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë…