
“Korona” tkurr ekonominë e Kinës 6.8 %
17 prill 2020
| 11:44
Ekonomia e Kinës, si asnjëherë tjetër, po përjeton periudhën më të keqe ekonomike. Ekonomia e dytë më e madhe në botë u tkurr 6.8 % në tremujorin e parë të vitit 2020 në krahasim me një vit më parë. Këto të dhëna të premten i publikoi qeveria kineze.
Kjo shifër është edhe më e keqe se rënia prej 6.5 % që parashikuan analistët e anketuar nga “Reuters”. Rënia ekonomike është më e ulëta që nga viti 1992.
Vendi ku filloi shpërthimi i koronavirusit u mbyll pothuajse plotësisht në fund të janarit, ndërsa qeveria kërkoi frenimin e përhapjes së virusit. Deri më tani në Kinë janë shënuar 4 632 viktima dhe 82 692 të infektuar nga COVID-19.