Koronavirusi, Basha apel qeverisë: Të nisin menjëherë kontrollet në pikat kufitare

23 shkurt 2020 | 10:44

Në Itali janë raportuar dy viktima si pasojë e koronavirusit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, ku i bën thirrje Qeverisë së Shqipërisë që të marrë masa serioze dhe të menjëhershme.

“Për fat të keq në Italinë fqinje janë shënuar viktimat e para nga coronavirus, ndërkohë që po rritet numri i të prekurve prej tij. I kërkoj qeverisë të marrë masa serioze dhe të menjëhershme. I bëj thirrje autoriteteve shëndetësore të nisin kontrollet në pikat kufitare”, ka shkruar  Basha.

“Çdo pikë kontrolli kufitar dhe qendër shëndetësore të pajiset pa asnjë vonesë me personelin dhe aparatet e duhura për të evidentuar dhe trajtuar në kohë çdo rast të mundshëm”, ka shkruar më tej Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e fundit e…