Koronavirusi dita ditës po i ngrit tensionet mes Amerikës dhe Kinës

29 mars 2020 | 15:19

Shkruan: Bujar Berisha

Rachell Maddo një nga gazetarët kryesor të kanalit MSNBC, iu kumtoi shikuesve të saj se ajo do i ndalonte së transmetuari konferencat për shtyp tëpresidentit Trump në emision, “jo për inate”, por për shkak se ato janë “informata të gabuara”. Qasja e saj u përkrah në një mënyrë apo tjetër edhe nga disa kanale tjera televizive. Pra kjo është Amerika në të cilën fjala e lirë e garantuar me ligj dhe kushtetutë, ku as presidenti-sado i fuqishëm nuk ka çka të bëjë pa marrëparasysh se kritikuesit e tij mund edhe ta urrejnë, edhe mund të gabojnë.

Po të ekzistonte e njëjta fjalë e lirë në Kinë, bota nuk do të ishte në krizën më të madhe të këtij shekulli.

Kriza me virusin më të ri nisi kah fillimi i nëntorit.Partia Komuniste Kineze bëri atë çka bën më së miri një ideologji totalitare-i fshehu të dhënat kruciale tëkoronavirusit; se transmetohet shumë më lehtë nga njëperson në tjetrin, i censuroi alarmuesit dhe nuk bashkëpunoi me ShBA-në. Si rezultat i kësaj qasje tëpapërgjegjshme, bota humbi dy muaj të vlefshëm dhe njerëzimi në këtë moment është ku është.

Në fakt, kinezët deri para disa viteve kanë qenë nxënës të amerikanëve në fushën e sëmundjeve ngjitëse.Ekzistonte një bashkëpunim i ndërsjellë jo vetëm nëKinë, por edhe në vatrat e sëmundjeve infektive nëpër botë.

Amerikanët kishin edhe zyrat e tyre respektive nëadministratën kineze.

Mirëpo, me ardhjen në krye të partisë të Shi Zhin Pin-it, gjërat ndryshuan. Po ashtu zgjedhësit në ShBA kësaj radhe vendosën për një biznesmen në vend të njëpolitikani dhe si rezultat filloi lufta tregtare, dhe marrëdhëniet në mes të Uashingtonit dhe Pekinit u degraduan me kohën.

Uashingtoni në këtë moment është duke i shikuar “me xhamin zmadhues” të gjitha veprimet e drejtorit tëOrganizatës Botërore të Shëndetësisë. Etiopiani TedrosGhebreyesus (i deklaruar si mik i serbëve), i cili vjen nga një vend autoritar nuk e fsheh simpatie tij ndaj Kinës.

Edhe pse presidenti Trump në konferencën e para disa ditëve deklaroi se mardhëniet me Kinën janë të miradhe se presidentin kinez e ka mik, tensionet në mes tëdy vendeve po vazhdojnë të rriten. Po shtohen zërat kritikë drejtuar Pekinit si nga krahu i majtë, po ashtu edhe nga krahu i djathtë. E në ndërkohë, Kina ka ndërmarrë njëcharm offensive (ofensivë sharmi) për ta rritur influencën e saj nëpër botë. Duke i shtirë“pyka” në të çarat evidente të Bashkimit Evropian, dhe nëpërmjet shitjeve të pajisjeve për luftimin e virusit po i influencon vendet e tjera.

Një gjë është e sigurt se koronavirusi ka shkaktuar lëvizje tektonike ku globalizmi siç e njohim deri tani dhe bërja e biznesit do të pësojnë ndryshime drastike pas përfundimit të krizës. Mardhëniet në mes tëShBA- dhe Kinës po ashtu do pësojnë. Shumëkompani amerikane do të tërhiqen nga Kina dhe do tërifillojnë prodhimin e tyre në vend. Për ilustrim, 97% e antibiotikëve për nevojat amerikane deri më tani janëprodhuar në Kinë. Mbetet të shihet se si do ti përshtatet realitetit të ri të krijuar Partia Komuniste Kineze në relacion me Amerikën. Mbetet të shihet poashtu se, sa kompani dhe individë amerikanë do ta denoncojnë Kinën në proceset gjyqësore për humbjet e shkaktuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje,…