Koronavirusi ia nxori nga dora 20 mijë euro këngëtares shqiptare
11 prill 2020
| 11:30
Këngëtarja e njohur Shkenda Dubova kishte planifikuar që në ditën e djeshme ta festonte ditëlindjen me shoqëri në Maldive. Ajo kishte rezervuar hotelin dhe biletat e avionit, por koronavirusi ia prishi këtë plan dhe jo vetëm. Këngëtarja ka pësuar një humbje të madhe parash.
Sipas “Prive.al”, Shkenda ka arritur ta shtyjë rezervimin e hotelit për të dhe shoqet e saj, por biletat e avionit prej 20 000 eurosh nuk kanë arritur të ribursohen nga linjat ajrore, duke e bërë këngëtaren ta pësojë nga kriza e koronavirusit.



