Koronavirusi prek Tottenhamin

04 qershor 2020 | 17:37

Nga 197 teste të zhvilluara në sesionin e fundit të kontrollit për protokollin e imponuar nga koronavirus, vetëm një ka rezultuar pozitiv, dhe i përket skuadrës së Tottenham.

Formacioni londinez është trazuar nga lajmi se një anëtar i “Spurs” është prekur nga pandemia, ndërsa nuk është zbuluar identiteti i të infektuarit nëse është staf apo futbollist.

Në një kohë kur rinisja e kampionatit më të fortë të globit diskutohet më shumë se kurrë të rimarrë jetë këtë muaj, rasti në ekipin elitar prish disi balancat, edhe pse nuk do cenojë projektin “restart”. Personi në fjalë sipas përfaqësuesve të Tottenham nuk ka simptoma të Covid-19 por do të izolohet sipas protokollit për 7 ditë, dhe do ti bëhen tamponë të tjerë.

Por është e paqartë sesi do të veprohet nëse i infektuari është futbollist, pasi në rast të tillë do të humbasë startin e sezonit pas thuajse dy javësh. Në total në kampionatin anglez të futbollit janë zhvilluar 5 sesione testesh që kanë përfshirë thuajse 5 mijë tamponë, e nga të cilët vetëm 13 kanë rezultuar me koronavirus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti  ka bërë me dije se…