Koronavirusi reagon Ambasada Amerikane: Të respektohen masat e shtetit

29 mars 2020 | 17:42

Ambasada amerikane në Prishtinë reagoi përmes një deklaratë lidhur me situatën në vendin tonë, sa i përket çështjes me pandeminë COVID-19.

Sipas tyre, ka një lajm të mirë, pasi nuk ka rritje shpërthyese të infektimeve.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, ambasada amerikane iu bën thirrje të gjithë shqiptarëve të respektojnë masat e marra, pasi sipas saj, po japin rezultat në luftën kundër COVID-19.

Deklarata e SHBA-së:

Ka qenë një javë e vështirë – por lajmi i mirë është që nuk po shohim një rritje shpërthyese të infektimeve. ËSHTË SHUMË E RËNDËSISHME QË TË RESPEKTOHEN MASAT QË JAPIN REZULTAT: distancimi fizik, të qëndruarit në shtëpi, larja e duarve, mbështetja emocionale e njëri-tjetrit.

Falënderim i pamasë për ju, punonjësit e vijës së parë që po ndihmoni në mbrojtjen e të gjithë Shqiptarëve: punonjës të shëndetit, punonjës të policisë, punonjës të bizneseve jetikë, punonjës të shpërndarjes, ofrues të shërbimeve thelbësore – por veçanërisht mirënjohës për punonjësit e shëndetësisë! Respekti ynë më i madh për ju.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si pasojë e përhapjes së pandemisë së Coronavirusit, rënia e…