Korpusi i Marinës amerikane kujton Chuck Norrisin: “Ai s’na u bashkua neve, ne aplikuam te ai”

20 mars 2026 | 23:24

Chuck Norris nuk u bashkua me Korpusin e Marinës… Korpusi i Marinës aplikoi te ai”. Kështu e kujtoi ekipi i Korpusit të Marinës Amerikane aktorin e njohur, Chuck Norris, i cili vdiq të premten në moshën 86 vjeçare.

Në një postim në platformën X, Korpusi i Marinës amerikane tha se rrugët e Parajsës janë ruajtur gjithmonë nga Marinsat, ndërsa thanë se “sot, Chuck Norris u paraqit në detyrë”.

“Ne vajtojmë ndarjen nga jeta të Chuck Norris, një veteran i Forcave Ajrore Amerikane, i cili u bë gjithashtu një Marins nderi në vitin 2007 kur iu dha titulli nga Komandanti i atëhershëm i Korpusit të Marinës, Gjenerali James T. Conway”.

“Chuck Norris është një nga pak më shumë se 100 individët që u vlerësuan me titullin e Marins Nderi në të gjithë historinë 250-vjeçare të Korpusit”.

“Disa misione mund të kenë nevojë për një batalion, por ky mision kërkon vetëm një Marins Nderi”, u tha në postimin e Korpusit të Marinës Amerikane. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trupi gjykues në Hagë, që do të marr vendimin për…