Korpusi i Paqes ndihmon mësimdhënësit

20 mars 14:05

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Korpusit të Paqes në Kosovë dhe përfaqësuesit e Drejtorive Komunale të Arsimit.

Ministri Bytyqi i ka ftuar DKA-të që të nxisin interesimin e komunitetit për të bashkëpunuar me vullnetarët e Korpusit të Paqes, të cilët janë të angazhuar në mësimdhënien e gjuhës angleze.

Ai ka thënë se qëllimi i këtij takimi ishte sensibilizimi i drejtorëve të shkollave, pasi ka ende komuna të cilat nuk janë përfshirë në këtë vullnetarizëm të Korpusit të Paqes, në përfitimet që sjellë ky Korpus, diskutimi për mundësitë e reja dhe zgjerimi i bashkëpunimit.

“Falënderova përfaqësuesit e Korpusit të Paqes dhe vlerësova punën e tyre vullnetare, në ndihmën që po u ofrojnë mësimdhënësve në dhënin e mundësisë së përfitimit të teknikave të reja të mësimdhënies. Korpusi i Paqes është një program vullnetarë i drejtuar nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, misioni i të cilit përfshinë sigurimin e asistencës teknike, duke ndihmuar njerëzit jashtë ShBA-ve që të kuptojnë kulturën amerikane dhe duke ndihmuar qytetarët amerikan që të kuptojnë kulturat e vendeve të tjera”, ka thënë Bytyqi.

Ai ka pohuar se ky program ka disa vite që në Kosovë është i angazhuar për të ndihmuar mësimdhënësit në mënyrë praktike. “Përmes kësaj forme të bashkëpunimit po bartet edhe kultura amerikane për të cilën jemi mirënjohës, për të gjitha përpjekjet që kanë bërë për popullin e Kosovës. Kërkova që të njoftohen sa më shumë shkollat, në mënyrë që të gjitha shkollat të kenë mundësi të aplikojnë dhe të përfitojnë nga kjo mundësi e mirë që po ofrohet nga Korpusi i Paqes”, është shprehur ministri Bytyqi.

Ai ka bërë me dije se grupi i parë prej 25 vullnetarëve kanë ardhur për herë të parë në Kosovë në qershor të vitit 2014 dhe vazhdon që të sjellë në Kosovë ndihmën përmes vullnetarizmit të tyre, në vazhdën e të cilave pritet edhe nënshkrimi i një marrëveshje bashkëpunimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Nisëm Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka thënë se nëse…