KORRIGJIM / DEMANT DHE REAGIMI I PLOTË
Gazeta “Epoka e Re”, lidhur me artikullin e publikuar më datë 18.03.2026 me titull:
“I denoncuar për keqpërdorime dhe nën hetime: Bislim Bislimi drejt rikthimit në krye të Arkivave, sinjalizuesi ndëshkohet”, i cili është bazuar në burime të tjera mediale, publikon këtë korrigjim dhe reagim: Pas pranimit të reagimit zyrtar të z. Bislim Bislimi, sqarojmë se pretendimet e paraqitura në artikull nuk pasqyrojnë në mënyrë të plotë dhe të balancuar qëndrimin e tij.
Në veçanti:
- Nuk është e saktë të paraqitet si fakt i konfirmuar se z. Bislimi është “në drejtim të rikthimit” në krye të Agjencisë së Arkivave, pasi sipas tij angazhimi ka qenë i përkohshëm dhe në bazë të autorizimeve institucionale;
- Po ashtu, pretendimet për veprime ndëshkuese ndaj sinjalizuesit apo për ndërhyrje të papërshtatshme nuk janë paraqitur duke reflektuar në mënyrë të plotë qëndrimin e palës së përmendur.
Në funksion të informimit të drejtë të publikut dhe respektimit të standardeve profesionale, publikojmë më poshtë reagimin e plotë të z. Bislim Bislimi. Njëkohësisht, kërkojmë ndjesë për çdo pasaktësi apo perceptim të krijuar nga publikimi i mëparshëm.
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Të nderuar zyrtarë të Agjencisë për Parandalim të Korrupsionit,
Të nderuar zyrtarë të Policisë së Kosovës,
Ditëve të fundit, nga grupe interesi brenda Agjencisë Shtetërore të Arkivave, përmes një zyrtari të caktuar aty, jam gjendur në një sulm të paprecendent ndaj integritetit personal, moral dhe professional që për hirë të së vërtetës, në 14 vite të përvojes time në administratën shtetërore, është për herë të parë por kjo ka pak rëndësi. E rëndësishme për interesin publik, integritetin e institucioneve dhe ligjshmërinë si vlerë është kushtetuese, është ndriqimi sa më parë i të vërtetës, qoftë për publikun apo për institucionet dhe shtetin.
Po ju informoj të gjitha palëve në këtë komunikim shkurtimisht se unë, Bislim Bislimi, me pozitë Sekretar i Përgjithshëm i MKRS -së, i emëruar më datë 07.11.2023, nga data 13.11.2023 deri më datë 14.11.2024, me kërkesën time dhe me vendimin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Ceku, jam transferuar përkohësisht në detyrën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës – transfer brenda kategorise. Pas datës 14.11.2024, saktësisht datën e skadimit të afatit ligjor për transfer të përkohshëm në kuptim të Ligjit për Zyrtarët Publik, jam rikthyer në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të MKRS, detyre të cilën e ushtrojë edhe sot sipas aktit të emërimit bazë të cilin e kam fituar përmes konkursit. Nga data 14.11.2024 e deri më 04.04.2025, me autorizimin e shkruar të Ministrit Çeku, jam autorizuar të ushtrojë detyrat dhe përgjegjësitë e ZKA -së në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës. Më datë 04.04.2025, detyrën e kam dorëzuar tek tashmë i caktuari në detyrë të zëvendësdrejtorit me Vendimin e ndërkohshëm të Ministrit, Mehmed Xhemajli. Nga ajo datë e deri më 04.03.2026, unë Bislim Bislimi, përvec përgjegjësive të koordinimit të sistemit ministror sikurse parashikohet me nenin 18 (kompetencat e Sekretarit te Pergjithshem) të Ligjit Mr.06/L – 113 për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura, në Agjencinë e Arkivave, nuk kam ushtruar asnjë kompetencë tjetër.
Më datë 04.03.2026, me autorizimin e sërishëm të Ministrës së Kulturës dhe të Turizmit, jam caktuar të ushtrojë përkohësisht edhe detyrat dhe përgjegjësitë e Zyrtarit Kryesor Administrativ në Agjencinë e ASHAK, përvec detyrës time bazë si Sekretar i Përgjithshëm i MKRS -së. Menjëherë pas këtij autorizimi nga Ministrja, kam filluar të pranojë shkresa akuzuese që ndërlidhin emrin tim me kinëse procese e procedura në shkelje të ligjit dhe motiv të keqpërdimit të buxhetit apo shkelje të tjera. Njoftimin e parë e kam pranuar nga zyrtari Gjon Gegaj, në të cilin përshkruheshin akuza serioze ndaj meje dhe ndaj një numri jo të vogël të zyrtarëve të ASHAK, të cilat nëse do të qëndronin, do të përbënin vepra penale pra veprime skajshmërisht kriminale nga kushdo që do të vepronte në atë mënyrë.
Kjo ishte hera e parë që dikush, pa mbështetje në asnjë fakt apo provë të vetme, zhvillon një pretendim të tillë ndaj personit tim. Unë jam zyrtar me përvojë të gjatë dhe asnjëherë askush nuk më ka identifikuar me veprimtari të paligjshme dhe për këtë dëshmi janë sukseset e panumërta në cdo pozitë drejtuese që më është besuar deri më sot. Zyrtari në fjalë, njofton se ka bërë sinjalizim ndaj meje, pavarësisht faktit se së pari sinjalizimi në kuptim të Ligjit për Mbrojtje të Sinjalizuesve, për pozitën që e ushtrojë unë, bëhet në institucionin e APK -së dhe nuk i komunikohet zyrtarit që mund të jetë subjekt i hetimit administrativ. Komunikimet lidhur me hetimin duhet t’i beje autoriteti qe e zhvillon sinjalizimin. Kjo tregonte qartë se sinjalizimi ishte në kufijtë e ushtrimit të së drejtës me keqbesim dhe qëllimi nuk është ushtrimi i të drejtës për të ruajtjur dhe mbrojtur interesin public dhe integritetin e institucioneve duke përdorur mekanizmin ligjor të sinjalizimit, por ishte përpjekja për të ushtruar shantazh direkt ndaj meje. Për shkak se unë nuk kisha njoftim zyrtar për procedurë të sinjalizimit dhe për status të sinjalizimit, në përgjigjen me shkrim ndaj njoftimit të zyrtarit me shkresën me përplotë pretendime të pabaza, unë fillimisht e kam përfshirë Policinë e Kosovës me kërkesë të qartë që të nisë hetimi fillimisht ndaj meje dhe cdo zyrtari tjetër të apostrofuar aty, i kam kërkuar Agjencisë për Parandalim të Korrupsionit që menjëherë të zhvillojë hetim administrative dhe kam bërë kërkesë për procedurë disiplinore ndaj zyrtarit sepse lajthitja dhe përhapja e informacionit të pavrëtetë është shkelje e rëndë disiplinore sipas nenit 56 të Ligjit Nr.08/L – 197 për Zyrtarët Publik (shihni komunikimet e bashkëlidhura). Kërkesa për zhvillim të procedurës disiplinore, ishte bërë për aq kohë sa unë nuk kisha njoftim zyrtar për fillim të procedurës së sinjalizimit. Ky njoftim duhet të jetë zyrtar sepse APK -në nuk mund ta përfaqësojë dikush tjetër përvec zyrtarët e këtij institucioni me shkresat dhe aktet tjera të manifestimit të vullnetit institucional.
Në ndërkohë, në një komunikim tjetër të po të njëjtës ditë i nxitur nga zyrtari në fjalë, për kinëse shkelje në procedurën e emërimit të Komisionit Disiplinor, unë e kam njoftuar të njëjtin se ai duhet të pezullohet nga puna sepse do të ketë process të detajuar të shqyrtimit të bazueshmërisë së cdo pretendimi të tij dhe kjo duhet të bëhet duke mos penguar në asnjë formë procesin e hetimit dhe sigurisht, këtë veprim (kërkesën për hetime dhe procedurën disiplinore) e kam bërë për të treguar që unë kërkoj process ligjor të verifikimit të përgjegjësisë time nëse unë paskam kryer veprime të paligjshme duke bërë cfarëdo veprimi që pretendohet në shkresën e zyrtarit apo ky i fundit është përfshirë në vepra penale të kallëzimit të rremë, shtantazhit dhe apo ngacmimit, sic parashihen me Kodin Penal. Në këtë komunikim unë e njoftojë zyrtarin se në momentin që do të kemi njoftim për fillim të procedurës së sinjalizimit, unë do të veprojë në drejtim të ndërprerjes së procedurës disiplinore sepse ashtu e kërkon Ligji por që të mund të zbatojmë ligjin neve na duhej njoftimi në kapacitet zyrtar. Njoftimin për fillim të procedurës së sinjalizimit, e kemi pranuar ditën e nesërme dhe menjëherë kemi vepruar në drejtim të nxjerrjes së vendimit për ndërprerje të kësaj procedure deri në përfundimin e hetimeve administrative sic e kërkon edhe Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve. Në këtë njoftim për Agjencinë mund të shihni bashkëlidhur përgjigjen time. Prandaj, raportimi edhe nga shkresa e zyrtarit drejtuar Ministres znj. Saranda Bogujevci edhe raportimi mediatic, është i pa vërtetë dhe kjo dëshmohet me vendimin e Komisionit Disiplinor dhe datat kur janë pranuar njoftimet zyrtare nga APK. Edhe në këtë rast kemi përpjekje të zyrtarit për të vënë në lajthitje duke mos treguar të vërtetën dhe duke provuar të zgjerojë sulmin verbal, moral dhe cenimin e integritetit tim për pretendime, kallëzime e sinjalizime të rreme.
Në raportimin e sotëm mediatik së paku në Gazeta Metro dhe Insajderi, sqaroj se fillimisht, raportimi është bërë i njëanshëm dhe pa më kontaktuar mua për t’u përgjigjur gjë që paraqet shkelje të parimeve dhe etikës së raportimit të drejtë dhe korrekt. Së dyti, raportimi përmbanë të pavërteta serioze. Nuk është e vërtetë se unë jam në drejtim të rikthimit në krye të Agjencisë së Arkivave. Unë nuk jam në atë process dhe nuk ka qenë kërkesë e imja që unë të ricaktohesha për të ushtruar këto detyra. Kjo kërkesë ka ardhur nga eprorët e mi dhe këtë e kam pranuar përkohësisht ndërsa unë as kam pasur në plan dhe as kam në plan të ushtrojë detyrën e Drejtorit Ekzekutiv në atë Agjenci përtej periudhës deri në shpalljen e procedurave të rekrutimit për të plotësuar atë pozitë. Së dyti, asnjë dyshim nga asnjë institucion përfshirë Zyrën Kombëtare të Auditimit nuk është ngritur për asnjë projekt që është menaxhuar nga koha kur unë e kam drejtuar Agjencinë të gjitha kontrollat nga auditorët për procedura të zhvilluara në Agjencinë e Arkivave konfirmojnë rregullësi të plotë prandaj edhe këto nënvizime (dyshime per projektet e Agjencise) janë raportim mediatik i pavërtetë dhe unë i cilësojë shpifje tendencioze për të cilat, unë e autorizojë Avokatin Feim Maliqaj që menjëherë të nisë procedurat ndaj dy mediumeve së paku sic përcaktohet me LIGJIN NR. 02/L-65 LIGJI CIVIL KUNDËR SHPIFJES DHE FYERJES.
Unë edhe me këtë rast, kërkojë urgjentisht menjëherë dhe pa humbur kohë, nga të gjitha institucionet: Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit, nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit për zhvllimin e procedurës së hetimit dhe shqyrtimit të sinjalizimit që sa më parë të aktivizohen dhe të kryejnë shqyrtimet dhe hetimin e plotë, i cili, do të nxjerrë në dritë se në këtë rast, jo vetëm që nuk jam përfshirë asnjëherë me asnjë veprim, ligjor, procedural apo faktik por i gjithë sulmi ndaj meje, është i inxitur nga sukseset enorme të Agjencisë së Arkivave nën drejtimin tim. Mirëpo, unë e kuptojë fare mirë detyrimin tim për të mos e përdorur pozitën time për të ndëshkuar zyrtarë që sinjalizojnë. Asnjëherë nuk kam penguar apo bërë përpjekje për një gjë të tillë, por, duke qenë se është e qartë se as e drejta e palëve për të bërë kallëzim penal, as e drejta e palëve për të bërë sinjalizime, nuk mund të keqpërdorën jashtë qëllimit të tyre për cka janë dhënë këto drejta dhe nuk mund të shërbejnë si mbrojtje për të cenuar e intimiduar njerëz për qëllime krejt tjera nga ato të deklaruara, unë kërkoj që të hetohem unë fillimisht dhe të nxirret në dritë përgjegjësia ime për këto pretendime dhe se kjo, unë e di që do të qartësojë cdo motiv të fshehur të kësaj procedure e që më pas, unë do të fillojë të gjitha procedurat ligjore në procedurë civile dhe penale për të mbrojtur, dinjitetin, integritetin dhe vlerat e mia personale të cenuara skajshmërisht në këtë rast.
Në përfundim të kësaj pjese, sfidoj cdo institucion e palë, që të nxjerrë qoftë edhe një veprim timin ligjor, faktik, apo tjetër në drejtim të përcaktimit jo ligjor të cfarëdo rezultati në cfarëdo kontrate prej se kur unë shërbejë në institucionet publike. Një gjë e tillë, nuk ka ndodhur kurr ndërsa i mbetet institucioneve e palëve tjera që kanë përgjegjësi ligjore të hetojnë dhe të nxjerrin në pah nëse qëndron konstatimi im apo pretendimet në shkresën e zyrtarit.
Sikurse dihet nga opinion public, vitin e kaluar në Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, ka pasur arrestime për keqpërdorim të dokumenteve arkivore me pasojë dëmin në interes publik deri në 12 milionë euro. Digjitalizimi i arkivave përvecse politike e miratuar me Ligjin për Buxhet tash e sa vite, konsiderohet si masa kryesore që do të bënte të pamundur falsifikimin e dokumenteve me prona të paluajtshme. Unë ftojë organet e hetimit edhe administrativ edhe të ndjekjes penale që të zhvillojnë në këtë rast hetime edhe në drejtim të lidhjeve të personave që janë përfshirë në këtë rast kunder meje, me procese hetimore në rastin e vitit të kaluar të arrestimeve për falsifikim të dokumenteve me prona. Unë po kërkojë hetim në këtë rast për të vlerësuar lidhjet e personave që ndodhen në aktvendimin e fillimit të hetimeve për “humbjen” e dokumentit për pronën në vlerë 12 milionë euro, nuk po bëjë asnjë akuzë sepse konstatimi duhet të nxirret nga faktet.
Kjo është arsyeja që unë i kërkojë me ngulm Agjencisë për Parandalim të Korrupsionit që të kenë kujdes në respektimin e balancit ndërmjet të drejtave dhe detyrimeve të palëve përkitazi me mbrojtjen e sinjalizimit. Hetimi i shpejtë, i pavarur, objektiv dhe professional që janë edhe kërkesa ligjore, do të ishte masa e duhur për të penguar abuzim me të drejta apo njerëz që kërkojnë të fshihen prapa imunitetit si sinjalizues në mënyrë që të jenë të lirë të cenojnë vlera juridike personale të tjera të cilat ashtu sikurse interesi public, gëzojnë mbrojtje ligjore.
Sinjalizimi që synon të zbardhë cdo të vërtetë, është e drejtë. Sinjalizimi që synon sulmin mbi vlera personale dhe dinjetetin e njerëzve, është sinjalizim i rremë ndërsa përmbajtja nga keqpërdorimi i të drejtës për të sinjalizuar në mënyrë të rremë, është obligim ligjor.
Të nderuar përfaqësues të mediave,
Kërkoj që ky tekst i imi të publikohet nga ju, i pa ndryshuar ndërsa tekstin e publikuar me përmbajtje tërësisht të pavërtetë ta ristrukturoni, ose të njëjtin ta largoni nga portali Juaj.



