Kos, Kurtit: Ka vend për Kosovën në BE, por kjo varet nga puna juaj

15 maj 2026 | 12:22

Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos është duke qëndruar në Prishtinë teksa ka zhvilluar takime të ndara me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Pas përfundimit të takimit me Kurtin, në një konferencë për medie, Kos ka thënë se Kosova e ka vendin në Bashkimin Evropian, teksa ka theksuar se do të punojë që kjo të ndodhë sa më shpejtë të jetë e mundur.

“Sigurisht që ka vend për Kosovën në BE, ne nuk punojmë zakonisht me data. Sa më e suksesshme të jetë Kosova në përmbushjen e reformave, sa më e suksesshme të jetë në dialogun Prishtinë-Beograd, aq më të mëdha janë gjasat që të jemi në gjendje të nisim negociatat, kjo është pjesa politike. Nuk mund të jap vitin, por jam 100 për qind e sigurt dhe do të punoj pa pushim me synimin që ta afrojmë Kosovën gjithmonë e më afër BE-së”, ka thënë Kos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i ekipit kombëtar të Francës, Didier Deschamps, ka komentuar…