
Koshi, besnik i Vëllaznimit
01 korrik 2025
| 14:00
Kapiteni Atik Koshi është treguar besnik ndaj skuadrës së Vëllaznimit nga Gjakova. Kuqezinjtë kanë njoftuar se kapiteni do të djersitë fanellën e tyre edhe në edicionin e ri basketbollistik.
“Koshi do të vazhdojë të shënojë në Gjakovë! Kapiteni Atik Koshi mbetet në fole edhe për një edicion tjetër, duke ju qëndruar besnik ngjyrave kuqezi! Marrëveshja me Atikun s’ka qenë fare problem, duke marrë parasysh lidhjen e ngushtë të lojtarit dhe paraqitjet e mira me ekipin nga vendlindja, andaj me kënaqësi ju njoftojmë se mbetemi bashkë për një tjetër sezon”, thuhet në njoftimin e Vëllaznimit