Kosnett: Do të punojmë për normalizim dhe njohje reciproke Kosovë-Serbi
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka pritur në Prishtinë të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, me të cilin ka diskutuar për “interesat e përbashkëta” në dialogun e vazhdueshëm.
“Marrëveshjet e Uashingtonit e plotësojnë këtë proces të udhëhequr nga BE-ja. Do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të arritur qëllimet e përbashkëta: normalizimin dhe njohjen e ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Kosnett në llogarinë e vet në “Twitter”.
Të martën dhe të mërkurën, Lajçak qëndroi në Kosovë, ku takoi udhëheqësit më të lartë të institucioneve.
“U pajtuam që dialogut i nevojitet një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka shkruar Lajçak në llogarinë e vet në “Twitter”, pas takimit që zhvilloi me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Diplomati evropian do të qëndrojë të enjten në Beograd.
Enjoyed meeting EUSR Lajčák to discuss common interests in the ongoing Dialogue. The Washington Agreements complement this EU-led process. We will continue to work together to achieve shared goals — normalization & mutual recognition between #Kosovo & #Serbia.
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 14, 2020



