
Kosnetti kujton dy pilotët e Ushtrisë Amerikane që ranë në Kosovë
30 maj 2021
| 11:35
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka kujtuar dy pilotët e ushtrisë amerikane David Gibbs dhe Kevin Reichert, të cilët kanë vdekur më 5 maj të vitit 1999.
Helikopteri i pilotëve Apache u rrëzua gjatë Operacionit të Forcave Aleate.
“Këtë fundjavë, ne kujtojmë pilotët e Ushtrisë Amerikane, David Gibbs dhe Kevin Reichert të cilët vdiqën në 5 maj 1999, kur helikopteri i tyre Apache u rrëzua gjatë Operacionit të Forca Aleate. Ambasadori Kosnett vizitoi memorialin e tyre të Prizrenit për të nderuar trimërinë dhe sakrificën e tyre”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë.