Kosnetti: Marrëveshje gjithëpërfshirëse nuk arrihet pa kompromise

21 shtator 2020 | 18:21

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett tha në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë” se në mënyrë që Kosova dhe Serbia të lëvizin përpara, të gjithë duhet të kenë qasje të re ndaj çështjeve dhe “të ndërmarrin hapa të guximshëm për të sjellë ndryshime”.

Duke mos dashur të hyjë në detaje të procesit politik në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë, Kosnett tha është e pamundur të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse pa u bërë kompromise nga të gjitha palët.

Shtetet e Bashkuara, sipas tij, sa i përket Kosovës dhe Serbisë, po përpiqen të fokusohen në gjëra të arritshme në vend sesa në procese, rregulla dhe protokolle.

Kosnett tha se qëllimi i Uashingtonit është që të inkurajojë një proces, i cili do të përfundojë me normalizim të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Sipas tij, përpjekjet për të zgjidhur problemet politike janë zvarritur për vite të tëra, pa u bërë përparim i madh.

Duke folur për marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator, ambasadori Kosnett tha se është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës dhe Serbisë që t’iu përmbahen zotimeve të dhëna në Uashington.

Në këtë link mund ta lexoni intervistën e plotë:

https://www.evropaelire.org/a/philip-kosnett-marreveshja-kosove-serbi-/30850343.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot ka…