
Kosnetti publikon fotografi me Bidenin pasi zyrtarizohet si president i ShBA-së
07 janar 2021
| 17:13
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka publikuar një fotografi me presidentin e zgjedhur Joe Biden në profilin e tij privat në “Facebook”.
Kosnetti në fotografi shihet duke i shtrënguar duart me presidentin e zgjedhur Joe Biden.
Ambasadori Kosnett ishte nominuar ambasador në Kosovë nga presidenti Donald Trump, në korrik të vitit 2018.
Ndërsa të mërkurën në Uashington DC, qindra protestues të dhunshëm janë futur në ambientet e Kongresit amerikan duke shmangur kordonin e policisë.
Protestuesit kanë penguar procesin e certifikimit të votave të Kolegjit Zgjedhor nga ana e ligjvënësve amerikanë dhe si rrjedhojë punimet e Kongresit u ndërprenë.