Kosnetti: Qeveria e re t’i japë një infuzion të ri negociatave me Serbinë

21 nëntor 2019 | 19:30

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se mosvazhdimi i dialogut nuk i ka ndihmuar Kosovës as në aspektin ekonomik apo atë ndërkombëtar.

Ai ka theksuar se, SHBA nuk mund të shohë një shteg për integrimin e plotë të Kosovës në sistemin ndërkombëtar pa përfshirjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë në të.

“Pauza në dialog nuk i ka ndihmuar Kosovës në aspektin ekonomik apo pozicionin e saj  ndërkombëtar. Kur ajo të formohet, qeveria e re duhet t’i japë një infuzion të ri negociatave me Serbinë. Shtetet e Bashkuara gjithmonë do të qëndrojnë prapa sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës, por, siç tha edhe Përfaqësuesi Special Matt Palmer së fundmi në Prishtinë, ne nuk mund të shohim një shteg për integrimin e plotë të Kosovës në sistemin ndërkombëtar pa përfshirjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë në të. Marrëdhëniet më të mira me Serbinë nuk do të zhvendosin vëmendjen nga përpjekjet për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për popullin e Kosovës, por do t’i plotësojnë ato” ka thënë Kosnett.

Ai shpreson që Qeveria e re të adresojë këto tema serioze.

“Jam optimist se qeveria e re do të dëgjojë vullnetin e popullit dhe do të adresojë këto çështje serioze” ka thënë ambasadori Kosnett.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni i Senatit për Marrëdhënie me Jashtë ka miratuar emërimin…