Kosnetti uron Gresa Caka-Nimani për marrjen e detyrës në krye të Kushtetueses

25 qershor 2021 | 13:26

Gresa Caka-Nimani ka pranuar sot detyrën e kryetares Gjykatës Kushtetuese nga Arta Rama-Hajrizi.
Me ketë rast, ambasadori i ShBA-së, Philip Kosnett, ka uruar për marrjen e detyrës në krye të Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani.

Kosnett ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter” se pavarësia e gjyqësorit është një gur themeli i demokracisë, duke theksuar ShBA mbetet e përkushtuar për të ndihmuar institucionet e Kosovës në forcimin e sundimit të ligjit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alvaro Morata me apo pa të drejtë është futbollisti më…