Kosova asgjëson 35 mijë e 170 kilogramë peshk pas vendimit të gjykatës

03 tetor 2025 | 16:13

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) ka njoftuar se kanë filluar zbatimin e vendimit të Gjykatës Komerciale për asgjësimin e peshkut që shkon në vlerën e 35 mijë e 170 kilogramëve.

“Ky veprim kryhet me qëllim garantimin e sigurisë shëndetësore të konsumatorëve dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare të cilësisë”, ka njoftuar  AUV-i.

Asgjësimi është duke u realizuar në bazë të vendimit të Gjykatës Komerciale në Prishtinë – Dhoma e Shkallës së Dytë, sipas aktvendimit nr. të lëndës 2025:134825 me nr. dokumenti 07679680.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…