Kosova avancon për një pozitë në ranglistën e FIFA-s

11 dhjetor 2025 | 16:29

Ndonëse i humbi dy ndeshjet e plejofit për Ligën B të Ligës së Kombeve nga Turqia të tetor, Kosova ka avancuar për një pozitë në ranglistën e re të FIFA-s.

Kosova kishte humbur në Prishtinë, 4:0, ndërsa në Izmir humbi 3:0 dhe edicionin e ardhshëm do të paraqitet sërish në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Ranglista e re e FIFA-s për futbolliste është përditësuar të enjten.

Nga pozita e 93-të, Kosova është ngritur në pozitën e 92-të.

Për një pozitë ka avancuar edhe Shqipëria. Nga pozita e 72-të, është ngritur në pozitën e 71-të.

Në pozitën e parë është Spanja, kurse SHB-ja në vendin e dytë.

Gjermania është ngritur në pozitën e tretë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dogana zbulon rreth 300 mijë euro të padeklaruara në kufirin…