Kosova barazon me Zvicrën falë një super goli të Florent Muslijës

18 nëntor 2025 | 22:45

Kosova dhe Zvicra kanë barazuar 1-1 në një ndeshje me ritëm dhe emocione në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Dardanët treguan karakter të madh sidomos në pjesën e dytë.

Dueli nisi me intensitet të lartë, me Zvicrën që rrezikoi e para në minutën e 6-të kur Aebischer depërtoi brenda zonës dhe goditi fuqishëm, por Arijanet Muriq reagoi me një pritje të shkëlqyer.

Deri në fund të pjesës së parë, të dy ekipet tentuan të krijonin raste, mirëpo 45 minutat e para u mbyllën me rezultat të bardhë 0-0. Telegrafi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria e Ukrainës njoftoi se ka sulmuar objektiva ushtarake në…