Kosova barazon sërish rezultatin, shënon Fisnik Asllani
26 mars 2026
| 21:53
Kosova ka arritur të barazojë sërish rezultatin në përballjen ndaj Sllovakia, duke rikthyer emocionet në këtë sfidë.
Ishte Fisnik Asllani ai që realizoi golin e barazimit, duke çuar shifrat në 2-2 dhe duke i dhënë shpresë “Dardanëve” për një rezultat pozitiv.
Pas një pjese të parë të luftuar dhe me shumë raste nga të dyja skuadrat, Kosova ka treguar karakter edhe në vazhdim, duke reaguar në momentin e duhur.
Ndeshja mbetet e hapur, ndërsa pritet një përfundim dramatik deri në fishkëllimën e fundit.



