Kosova bëhet me ambasadë në Emiratet e Bashkuara Arabe

10 maj 2018 | 17:08

Republika e Kosovës ka hapur ambasadën e vetë në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).

Në ceremoninë e prerjes së shiritit të kësaj ambasade kanë marrë pjesë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, dhe eksponentë tjerë nga qeveria e EBA-s.

Ministri Pacolli ka thënë se ambasada e Republikës së Kosovës në EBA është e para në shtetet e golfit që paraqesin një fuqi shumë të madhe ekonomike.

“Emiratet e Bashkuara ishte shteti i parë arab që e njohu Kosovën, shtet që mori pjesë në aksionin e post konfliktit në Kosovë, për një kohë ishte pjesë e KFOR-it. Emiratet e Bashkuara ndërtuan infrastrukturën aeroportuale në Kukës për t’u dalë në ndihmë të dëbuarve nga Kosova. Emiratet e Bashkuara kanë ndihmuar dhe vazhdojnë të ndihmojnë Kosovën edhe ekonomikisht duke ndërtuar shkolla, spitale dhe duke renovuar edhe objektet e kultit”, ka shkuar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 8 people, people smiling, people standing and suitImage may contain: 11 people, people smiling, people standingImage may contain: 6 people, people standing and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për më pak se 1 muaj do të nisë evenimenti…