Kosova bëhet gati t’i kthejë edhe rreth 100 persona tjerë të mbetur në Siri

05 nëntor 2019 | 15:47

Qeveria e Kosovës është duke bërë përgatitjet e fundit për t’i kthyer në Kosovë rreth 100 kosovarë të tjerë të cilët gjenden në Siri, ka bërë me dije ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.

Në një bisedë për “Radion Evropa e Lirë”, ministri Mustafa, ka thënë se nuk mund të japë shumë detaje, por aktualisht po zhvillohen bisedime me Turqinë rreth kthimit të këtyre personave.

“Në detaje nuk mund të prononcohem. Por, tash jemi shumë të interesuar me shtetin turk, mos ndonjë nga personat (kosovarët) që kanë qenë nëpër kampe ka kaluar në pjesën turke”.

“Përafërsisht dihet numri, por nuk është numër i madh tash, sepse 110 i kemi sjellë në Kosovë. Aty diku sillet edhe numri i personave të tjerë (që pritet të kthehen)”, ka thënë Mustafa.

Në muajin prill të këtij viti, institucionet kanë kthyer në Kosovë 110 kosovarë, në mesin e tyre katër luftëtarë që ishin pjesë e organizatave terroriste në Siri, 32 gra dhe 74 fëmijë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sadio Mane pranon se ka pasur mosmarrëveshje me Mohamed Salah…