Kosova bëhet me oficere ndërlidhëse në State Department

11 janar 2022 | 16:26

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka njoftuar se Merdiana Leci do të jetë zyrtarja ndërlidhëse e Kosovës në Departamentin amerikan të Shtetit.

Hovenier përmes një postimi në “Twitter” ka thënë se programi i ri do të fuqizojë bashkëpunimin ShBA-Kosovë.

“Diskutim produktiv me ministren e Jashtme, Gërvalla & frymëzues takimi me Merdiana Lecin, diplomatja e parë kosovare që shërben si zyrtare ndërlidhëse në Departamentin e Shtetit në Uashington. Ky program do t’i fuqizojë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin ShBA – Kosovë për prioritetet e përbashkëta të politikës së jashtme”, ka shkruar Hovenier.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Malishevës sot e ka prezantuare dhe transferin e…