Kosova dhe Britania dakordohen për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar

18 shkurt 2026 | 14:15

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim anëtarin e Dhomës së Lordëve, Lord Cromwell dhe deputetin e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Martin Vickers.

Lord Cromwell dhe Martin Vickers kanë uruar popullin e Kosovës për 18-vjetorin e Pavarësisë, të shënuar të martën si dhe e kanë përgëzuar Kurtin për mandatin e tij të ri qeverisës. Siç ka njoftuar zyra e kryeministrit, gjatë takimit është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar dhe te mundësitë që Kosova ofron për investime dhe investitorë të huaj. Po ashtu, pjesë e diskutimit ishte edhe siguria në rajon dhe në kontinent. “Kryeministri i falënderoi për vizitën dhe urimet, si dhe për bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre në fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Ai shprehu mirënjohje për rolin historik dhe kontributin e çmueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në çlirimin, pavarësimin, shtetndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës”, ka njoftuar zyra e kryeministrit.

Është bërë me dije se Kurti ka theksuar se prioritetet e qeverisë, veçanërisht projektet e mëdha infrastrukturore të parapara për këtë mandat të ri, investimet kapitale që do të tejkalojnë vlerën prej 1 miliard euro në vit, duke përfshirë investimet në siguri dhe mbrojtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se e ka anuluar një koktej…