Kosova dhe Italia arrijnë marrëveshje për bashkëpunim policor

12 nëntor 2020 | 15:05

Ministri i Punëve të Brendshme, po qëndron në një vizite zyrtare në Republikën Italiane, ku të enjten së bashku me ministren e Punëve të Brendshme, Luciana Lamorgese, kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim policor mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë, raporton “Epoka e re”.

Në njoftimin për media të Ministrisë së Punëve të Brendshme theksohet se kjo marrëveshje edhe më tutje do të forcojë përpjekjet e përbashkëta të dy vendeve në parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të krimit transnacional, ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin.

Më këtë rast ministri Veliu ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me strukturat e ndryshme të sigurisë së Republikës Italiane, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të qenë një aleat dhe partner i besueshëm.

Në njoftim theksohet se ministri Veliu ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme që Republika Italiane ka dhënë në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës dhe mbështetjen në proceset integruese euro-atlantike.

Ndërsa ministrja e Brendshme e Republikës së Italisë, Luciana Lamorgese vlerësoi lartë bashkëpunimin me Republikën e Kosovës në fushën e sigurisë dhe shprehu gatishmërinë për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit në çështjet me interes të përbashkët, për sigurinë rajonale dhe atë evropiane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar…