Kosova dhe KFOR-i në fokus të takimit mes ministrit shqiptar të Mbrojtjes dhe zyrtarit të NATO-s

15 prill 2026 | 14:22

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufi është takuar në Bruksel me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Giuseppe Cavo Dragone, në një takim të fokusuar në forcimin e dialogut strategjik dhe thellimin e bashkëpunimit të Shqipërisë me Aleancën në të gjitha nivelet.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, gjatë takimit është diskutuar edhe për çështje me rëndësi rajonale, me theks të veçantë mbi Kosovën dhe rolin e KFOR në garantimin e stabilitetit dhe paqes në rajon.

Po ashtu, është vënë në pah rëndësia strategjike e Korridorit VIII dhe zhvillimi i Porto Romanos, si projekte që, me mbështetjen e mëtejshme të NATO-s, konsiderohen të rëndësishme për avancimin e interesave kombëtare dhe rajonale.

Në njoftim është theksuar se Shqipëria mbetet e përkushtuar për të forcuar rolin e saj në NATO, në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka mohuar…