Kosova dhe Kroacia së shpejti me memorandum bashkëpunimi në sektorin e bujqësisë

09 shkurt 2022 | 13:53

Gjatë qëndrimit të tij zyrtar në Zagreb të Kroacisë, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka zhvilluar takim me homologen e tij në shtetin kroat, ministren e Bujqësisë, Marija Vukovic.

Ministri Peci ka shpalosur para Vukovicit gjendjen e sektorit të bujqësisë në Kosovë dhe hapat konkret që janë ndërmarrë në zhvillim të sektorit.

“Njëherit i shpreha gatishmërinë për bashkëpunim ndërinstitucional me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe ekspertizës kroate si në përmirësim të politikave zhvillimore ashtu edhe në plotësimin e kritereve të akreditimit për mekanizmat financiar të para anëtarësimit në BE (IPARD), duke qenë se pikësynim i yni është sigurimi i këtyre fondeve me qëllim të rritjes së përkrahjes financiare ndaj fermerëve tanë”, ka thënë ministri Peci.

Ai e ka ftuar ministren Vukovic që ta vizitojë Kosovën dhe të njihet nga afër me sektorin e bujqësisë në vendin tonë, si dhe të zyrtarizojnë qëndrimet e dyja palëve përmes nënshkrimit të një memorandumi të bashkëpunimit mes dy vendeve në një të ardhme të afërt.

Ndërsa, në fund të takimit ministri Peci në shenjë respekti i dhuroi disa nga produktet më të mira vendore dhe e siguroi ministren Vukovic se gjatë vizitës në Kosovë, do të ketë mundësinë njihet me shumë histori suksesi të prodhuesve dhe agro-përpunuesve të Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe thuhet të ketë arritur marrëveshje me Real Madridin.…