Kosova dhe Luksemburgu nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

08 korrik 2025 | 12:00

Kosova dhe Luksemburgu kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit mes dy shteteve. Marrëveshja është nënshkruar nga zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministri njëherësh ministër për Punë të Jashtme, Shkëmbim Tregtar dhe Bashkëpunim të Luksemburgut, Xavier Bettel.

Përmes kësaj marrëveshjeje Luksemburgu do të vazhdojë të rrisë mbështetjen e tij financiare për Kosovën. Për periudhën 2026-2030 kjo mbështetje do të arrijë vlerën prej 50 milionë euro, krahas 35 milionë eurove në marrëveshjen paraprake.

Marrëveshja është nënshkruar në kuadër të takimit të 10-të bilateral Kosovë-Luksemburg. Ajo përfshin si prioritete dhe sektorë kyç shkathtësitë për punësim të qëndrueshëm, shëndetësinë, rritjen e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, si dhe fuqizimin e shoqërisë civile të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këta janë pesë zyrtarët policorë që janë suspenduar përkohësisht në…