Kosova dhe Maqedonia nënshkruajnë memorandum në fushën e parandalimit dhe luftimit të korrupsionit

19 korrik 2019 | 15:43

Përfaqësuesit e Agjencisë Kundër Korrupsion (AKK) morën pjesë në takimin zyrtar me përfaqësuesit e zyrës homologe të Maqedonisë së Veriut.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli, së bashku me një delegacion nga Agjencia Kundër Korrupsionit u takuan me përfaqësuesit e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoni Veriore.

Drejtori Havolli u prit në takim nga Biljana Ivanoska, kryetare e Komisionit Shtetërore për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoni, të shoqëruar me përfaqësuesit e tjerë, anëtarët dhe nëpunësit e këtij Komisioni.

Në këtë takim të dyja palët diskutuan për punët dhe sfidat e institucioneve në fushën e ndryshimeve legjislative, procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë, konfliktit të interesit, si dhe për forcimin e mekanizmave aktual në parandalimin dhe luftimin sa më efikas të korrupsionit.

Në këtë takim palët nënshkruan memorandumin për bashkëpunim mes të dyja institucioneve për bashkëpunim në bazë të kompetencave të tyre sipas dispozitave të legjislacionit në fuqi në vendet respektive.

Ky memorandum ka për qëllim të zyrtarizoj bashkëpunimin me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe praktikave në mes palëve në fushat që lidhen me parandalimin e korrupsionit, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave, parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik dhe parandalimin e korrupsionit në aktivitete e prokurimit publik.

Ky bashkëpunim do të fokusohet në shkëmbimin e njohurive dhe përvojave në fushat e lartpërmendura me qëllim të zbatimit të praktikave dhe standardeve më të mira ndërkombëtare.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e shtunë) duke filluar nga ora 12:00, do të…