
Kosova dhe Serbia janë pajtuar që mos të implementojnë 5G
04 shtator 2020
| 20:14
Një nga pikat e Marrëveshjes së nënshkruar sot mes Kosovës dhe Serbisë në Washington, është edhe ndalimi i blerjes së pajisjeve 5G.
Të dyja vendet do të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G të furnizuar nga vendorë të pabesueshëm në rrjetet e tyre të komunikimit. Derisa ekipe të tilla tashmë janë prezente, të dyja palët pajtohen për largim dhe përpjekje për ndërhyrje sa më të shpejt”.
SHBA ka kërkuar në vazhdimësi nga vendet pjesëmarrëse të këtij rrjeti që të shmangnin disa kompani kineze të teknologjisë, me arsyetimin se Kina do ta përdorte për qëllime të veta.