Kosova dhe Shqipëria janë më të forta kur veprojnë së bashku

04 qershor 2025 | 12:44

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, me të cilin diskutuan për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë dhe perspektivën euro-atlantike.

“Ambasadorin Malaj e falënderova për kontributin e jashtëzakonshëm të tij dhe të Shqipërisë për Kosovën dhe kërkova mbështetjen e mëtutjeshme në proceset që i kemi përpara. Kosova dhe Shqipëria janë më të forta kur veprojnë së bashku, në mbrojtje të interesit kombëtar, në rrugën tonë drejt integrimeve dhe në garantimin e paqes e stabilitetit në rajon”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të transferohen në…