Kosova dhe Shqipëria me ofertë të përbashkët turistike

22 maj 2019 | 14:07

Ministri i Tregtisë dhe Industritë, Endrit Shala, ka pritur sot në takim ministrin e Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi, me të cilin janë dakorduar që Kosova dhe Shqipëria ta kenë një ofertë të përbashkët turistike.

Në profilin e tij në “Facebook”, Shala ka shkruar se turizmi malor i Kosovës dhe turizmi veror i Shqipërisë do të vijnë në një ofertë që vizitorët e huaj ta kenë destinacion Kosovën dhe Shqipërinë.

“Me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi, u dakorduam që potencialin turistik të Kosovës dhe Shqipërisë ta sjellim në një ofertë të përbashkët.  Kosova ofron turizëm malor, ndërsa Shqipëria veror, të dyja do të vijnë në një ofertë që vizitorët e huaj ta kenë destinacion Kosovën dhe Shqipërinë.  Po ashtu Kosova dhe Shqipëria do të marrin pjesë nëpër panaire ndërkombëtare të turizmit me shtande të përbashkëta, me qëllim që ofertat tona të jenë sa më të kompletuara për turistët potencial”, ka shkruar Shala.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara kanë shprehur dyshime se qeveria siriane ka…