Kosova dhe Shqipëria organizojnë së bashku Kampionatin Evropian U16 në volejboll

05 mars 2026 | 13:19

Prishtinë, 21 mars – Kosova e Shqipëria e kanë fituar të drejtën e organizimit të Kampionatit Evropianit 2027 për U16 në volejboll.

Lajmi është bërë me dije nga Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK).

Sipas FVK-së, vendimi është marrë në mbledhjen e Bordit të Administratës së CEV-it dhe është konfirmuar përmes një letre zyrtare nga presidenti i CEV-it, Roko Sikiriq, drejtuar presidentëve të dy federatave, Bahri Gjinovci dhe Erlind Pëllumbi.

Evropiani do të zhvillohet në verën e vitit 2027 në Prishtinë dhe Tiranë. Finalja do të zhvillohet në Prishtinë. Pjesëmarrëse do të jenë 16 shtete.

“Ky vendim i CEV-it vjen edhe si rezultat i organizimit shumë të suksesshëm nga Kosova dhe Shqipëria të Kampionatit Evropian U16 për vajza, i cili u mbajt gjatë verës së vitit 2026 dhe u vlerësua lartë nga institucionet evropiane të volejbollit. Duke parë këtë bashkëpunim të suksesshëm dhe standardin e lartë organizativ, CEV ka vendosur t’u besojë sërish dy federatave organizimin e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme të volejbollit evropian për grupmoshat e reja. Ky kampionat pritet të sjellë në Kosovë dhe Shqipëri talentët më premtues të volejbollit evropian, duke ofruar një skenë të rëndësishme ku yjet e së ardhmes do të kenë mundësinë të shkëlqejnë”, ka njoftuar FVK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga kazerma Kazerma “Adem Jashari”…