Kosova dhe Shqipëria shumë shpejt me memorandum të ri për sigurimet

17 maj 2022 | 14:05

Drejtori ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku, ka pritur në takim Anila Hoxhën, drejtoreshë e Përgjithshme e Byrosë Shqiptare të Sigurimit (BSHS).

Siç njoftohet, në takim është diskutuar lidhur me modalitetin e ripërtëritjes së Memorandumit të Mirëkuptimit mbi njohjen reciproke të certifikatave të sigurimit për të dy vendet, memorandum ky i cili është nënshkruar në vitin 2006.

Fokus në memorandumin e ri ndërmjet dy byrove, do të jetë rritja e bashkëpunimit në fushën e trajtimit dhe pagesës së dëmeve ndaj palëve të treta të dëmtuara në aksidente të komunikacionit.

Memorandumi i ri do të nënshkruhet në javët në vijim, në saje të mbylljes së ciklit të nënshkrimit të memorandumeve me të gjitha byrotë e rajonit, në synim të ndërtimit të raporteve sa më të mira me të njëjtat, me qëllim të gjetjes së mënyrave alternative për aplikimin e sistemit të kartonit të gjelbër për drejtuesit kosovar të mjeteve motorike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja U19 e Kosovës në futboll ka shënuar fitore në…