
Kosova dhe Turqia diskutojnë për rritjen e bashkëpunimit rreth kontrollit të cilësisë së ushqimit
Drejtori ekzekutivë i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Bekim Hoxha priti ne takim këshilltaren për Tregti në Ambasadën e Turqisë në Prishtinë, Seda Ulukaya, ku u diskutua për rritjen e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Turqisë në sektorin që mbulon AUV.
Fokus i veçantë në takim ishte edhe kontrolli i cilësisë së ushqimit i cili hynë në Kosovë nga shtete të ndryshme si dhe kontrolli veterinar, fusha këto të cilat shërbejnë në rritjen e standardeve për të garantuar produkte të sigurta dhe cilësore për konsumatorët.
Gjatë takimit të dyja palët, u dakorduan se thellimi i bashkëpunimit në shkëmbimin e përvojave të cilat ndikojnë në zhvillimin e kapaciteteve profesionale në fushën e kontrollit të ushqimit dhe shëndetit veterinar do të jetë prioritet për të ardhmen për agjencitë shtetërore të të dyja vendeve.