Kosova dhe Turqia firmosin marrëveshje ushtarake: 200 milionë lira për FSK-në

05 maj 2026 | 22:33

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci bashkë me ministrin e Mbrojtjes të Turqisë, Yaşar Güler, kanë nënshkruar sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit Financiar Ushtarak ndërmjet dy qeverive.

Në njoftimin e Ministrisë thuhet se Qeveria e Turqisë do të mbështesë Qeverinë e Kosovës me 200 milionë lira turke, me qëllim fuqizimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe avancimin e mëtejshëm të saj institucional e professional.

“Ky bashkëpunim reflekton qartë nivelin e lartë të marrëdhënieve tona dhe vullnetin e përbashkët për t’i çuar ato edhe më tej në shërbim të paqes dhe stabilitetit”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio e filloi konferencën për shtyp…