Kosova do të udhëheq me dy komisione të SEECP-it

24 qershor 2020 | 12:45

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë se gjatë punimeve të sesionit plenar të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Jug-lindore (SEECP), është miratuar propozimi që Kosova t’i drejtojë dy komisioni të kësaj asambleje.

“Formalisht u votua që Kosova të udhëheq me dy komisione gjatë kryesimit të Turqisë 2020-2021 të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Jug-lindore: 1. Komisioni për Zhvillim Social, Arsim, Kërkim dhe Shkencë. 2. Komisioni i Përgjithshëm për Ekonomi, Infrastrukturë, dhe Energji. Kjo u votua nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse pas propozimit që bëra në cilësinë e kryetares së Komisionit Qendror”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është arritur marrëveshja në mes të Barcelonës dhe Juventusit për…