Kosova do t’i nderojë me medalje edhe dy bashkëpunëtorë të Trumpit

18 shtator 2020 | 07:59

Kosova do t’ia japë presidentit të ShBA-së, Donald Trump, nderin më të lartë për rolin e tij në ndihmën dhënë Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në Shtëpi të Bardhë në Uashington, raporton të enjten agjencia e lajmeve “Reuters”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një letër të cilën e ka parë agjencia e lajmeve “Reuters”, e ka informuar Trumpin se atij do t’i ndahet Urdhri i Lirisë.

Dy ndihmësit e Trumpit, këshilltari amerikan për Siguri Shtetërore si dhe këshilltari amerikan për Siguri Shtetërore, Robert O’Brien dhe i dërguari i ShBA-së në dialog, Richard Grenell, do të nderohen me medaljen presidenciale të Meritave.

Në letrën dërguar Trumpit, përmes së cilës Thaçi e ka shprehur “mirënjohjen e thellë për kontributin personal në ndërmjetësimin e marrëveshjes”, Thaçi e ka ftuar presidentin e ShBA-së ta vizitojë Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari i kryeministrit Hoti, Xhavit Beqiri, ka zbuluar se kancelarja…