
Kosova duhet të jetë e barabartë në ‘Ballkanin e hapur’, ndryshe është e pakuptimtë
Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, gjatë vizitës së tij në Kosovë ka komentuar edhe iniciativën “Ballkani i hapur”.
Milanoviq ka thënë se kjo iniciativë duhet t’i trajtojë të gjitha vendet në mënyrë të barabartë.
“Nuk na prek neve në mënyrë direkte, por nëse iniciativa ka qëllime të mira atëherë duhet ta marrim parasysh, por me kusht që të gjitha shtetet të trajtohen njëjtë, në të kundërtën atëherë duhet pyetur se cilat janë motivet e saja”, ka thënë Milanoviq gjatë një konference për media pas takimit me presidenten Vjosa Osmani.
Ai ka theksuar se nëse Kosova nuk përfshihet në mënyrë të barabartë, atëherë sipas tij, kjo iniciativë është e pakuptimtë .
“Në këto iniciativa duhet matur dhe kalkuluar çdo gjë e jo të shkohet me kokë në muri. Nëse kjo iniciativë nuk e mbulon Kosovën në mënyrë të barabartë, atëherë kjo iniciativë e pakuptimtë ”, u shpreh presidenti kroat Milanvoiq.