Kosova e 99-ta në botë – Çfarë ndodhi gjatë dy viteve të fundit me lirinë e shtypit?

03 maj 2025 | 16:48

Kosova ka rënë për gjithsej 43 vende gjatë dy vjetëve të fundit në indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, duke u renditur tashmë në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete.

Kjo është rënia më e madhe që Kosova ka pësuar në 15 vjetët e fundit, dhe ajo aktualisht është e renditur më keq se çdo shtet tjetër i Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK), kjo rënie drastike është shqetësuese dhe alarmuese. Në reagimin e tij theksohet se kjo rënie është pasojë e “politike të vazhdueshme aktive armiqësore ndaj mediave, në dy vitet e fundit nga Qeveria e udhëhequr nga partia politike, [Lëvizja] Vetëvendosje”.

Sipas të dhënave të AGK-së, gjatë vitit 2023 janë shënuar 53 raste të sulmeve ose kërcënimeve ndaj gazetarëve, ndërsa në vitin 2024 janë regjistruar 24 raste të tilla.

AGK-ja thekson se një numër i vogël i këtyre rasteve janë zgjidhur me vendime përfundimtare, por gazetarët nuk duhet të dekurajohen dhe duhet të vazhdojnë të raportojnë çdo lloj sulmi tek institucionet kompetente dhe organizatat profesionale të gazetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës në Ditën Botërore të Lirisë së…