Kosova, e gatshme t’i bashkohet Kartës së Adriatikut

29 nëntor 2022 | 16:01

Në takim me ndihmëssekretaren e Mbrojtjes të ShBA-së për Çështjet Ndërkombëtare, Celeste Wallander, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka diskutuar rreth gatishmërisë së Republikës së Kosovës për t’i shërbyer paqes dhe sigurisë globale përmes anëtarësimit në A-5 dhe iniciativave të tjera rajonale, në koordinim të plotë me aleatët tanë evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mehaj ka theksuar se Kosova është e gatshme t’i bashkohet Kartës së Adriatikut.

“Po ashtu diskutuam rreth avancimeve të FSK-së në implementimin e Planit të Përgjithshëm të Tranzicionit, gatishmërisë për bashkëzbarkime përkrah ushtrive të shteteve partnere, ofrimin e mbështetjes për popullin ukrainas, zbatimin e planit bilateral me ShBA-të, dhe përmbushjen e qëllimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO dhe BE”, ka deklaruar Mehaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta “Danas” në Serbi është vënë nën mbrojtje të policisë,…