
Kosova e humbet miqësoren ndaj Suedisë
12 janar 2020
| 17:41
Përfundoi ndeshja miqësore në mes Suedisë dhe Kosovës, me rezultat 1-0.
Kjo ndeshje është zhvilluar në Doha të Katarit, kurse suedezët e fituan me epërsi minimale. Kosova e dominoi pjesën e parë, por edhe një pjesë të madhe të pjesës së dytës, por ishin suedezët ata që shënuan golin e fitores në minutën e 75-të, autor i golit ishte Simon Hedlund.
Kjo miqësore ishte e mirëseardhur për shumë lojtarë të Superligës së Kosovës që patën mundësinë që të debutojnë për Përfaqësuesen A.
/Epoka e re/