Kosova e pret sonte Andorrën në “Fadil Vokrri”

28 mars 2023 | 08:58

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte do të luajë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova do të ballafaqohet me kombëtaren e Andorrës me fillim nga ora 20:45 në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian “Euro2024”.

Në ndeshjen e parë të këtij cikli kualifikues, Kosova barazoi në udhëtim ndaj Izraelit me rezultatin 1:1.

Kosova ka synim kualifikimin në kampionatin evropian, prandaj sonte do të luajë vetëm për fitore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre të rritur e tre fëmijë të moshave 8-9 vjeç…