
Kosova, e teta në Evropian
20 korrik 2025
| 14:00
Kosova U20 te meshkujt është renditur përfundimisht e teta në FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B.
Ky ishte suksesi më i madh te grupmoshat e reja, që nga pranimi në FIBA.
Në sfidën për vendin e shtatë, Dardanët e rinj pësuan nga Irlanda 74:47 (24:5, 25:14, 17:12, 8:16).
Përballja faktikisht u vendos në pjesën e parë, ku irlandezët ishin më të mirë dhe në pjesën e dytë ruajtën epërsinë e lartë të krijuar.
Rron Dahsyla kishte 11 pikë te Kosova.
Kujtojmë se, Dardanët kishin tri fitore radhazi në grup, duke mundur Suedinë, Shqipërinë dhe Hungarinë, derisa pësuan nga Turqia.
Në çerekfinale pësuan nga Zvicra, e më pas për vendet 5-8 nga Britania e Madhe.