Kosova është duke përgatitur strategjinë e re për siguri kibernetike

20 tetor 2020 | 16:39

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, njëherësh Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike, ka marrë pjesë të martën në konferencën ndërkombëtare për Siguri Kibernetike të organizuar nga MPB dhe UNDP.

Gjatë kësaj konference, Berisha ka thënë se krahasuar me vendet e rajonit, Republika e Kosovës e ka shpërndarjen më të madhe të internetit.

Ai ka theksuar se aktualisht është duke u punuar strategjia e re për siguri kibernetike dhe plani i veprimit për periudhën vijuese.

Në këtë konferencë zëvendësministri Zafir Berisha ka thënë se Republika e Kosovës, ka aprovuar ligjin për infrastrukturën kritike. Ku qëllimi i këtij ligji është për të ruajtur dhe mbrojtur infrastrukturën kritike kombëtare dhe evropiane, për të mbrojtur qytetarët e Republikës së Kosovës, parandaluar incidentet dhe minimizuar dëmin potencial për infrastrukturën kritike, pasurinë e përgjithshme, humbjet ekonomike dhe sociale.

Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, ka theksuar se Ministria e Punëve të Brendshme, është duke hartuar projektligjin për siguri kibernetike. Ku qëllimi i këtij ligji do të jetë që të përcaktojë parimet e sigurisë kibernetike, parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetikë në Republikën e Kosovës kundër çdo kërcënimi apo sulmi, si dhe themelimin e Autoritetin Shtetëror për Siguri Kibernetike.

Në këtë konferencë u tha se Republika e Kosovës është zotuar të promovojë stabilitetin dhe sigurinë, jo vetëm brenda vendit, por edhe të jetë kontribuuese e rëndësishme ndaj sigurisë̈ së rajonit dhe më gjerë.

(Faton Dërmaku / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka marrë pjesë…